New Yorku është njëri prej vendeve më të mëdha të huaj i cili është i banuar edhe nga një numër i madh i shqiptarëve.
Këngëtarë, modelë e shumë profesionistë të tjerë kanë tentuar të ndërtojnë karrierë pikërisht prej këtij vendi i cili i pari i ka hapur dyert për ta.
Njejt po provojnë të bëjnë edhe dy bukuroshet nga Shqipëria Xhesika Berberi dhe Adrola Dushi.
Ato tash e një kohë janë shpërngulur në New York ku edhe po përpiqen të bëjnë karrierë në fushën e modelingut.
Adrola së fundmi është imazh i brendit të veshjeve Sherri Hill e njejt po ndodh edhe me Xhesikën e cila nuk mbetet anash sa i përket sukseseve.
Dyshja njihen mjaft për miqësinë e tyre andaj edhe shumë herë i shohim teksa kalojnë kohë së bashku.
Sot sikurse edhe herave tjera Xhesika publikoi një fotografi ku ato shiheshin duke u përqafuar mes vete teksa kalonin çaste të mrekullueshme. /Prive.al/