Xhensila Myrtezaj jashtë shtetit për të xhiruar videoklipin e ri

By

Ka kohë që Xhensila Myrtezaj nuk solli projekte të reja muzikore, kjo për faktin se u bë nënë dhe iu përkushtua vajzës e cila erdhi në jetë vitin e kaluar.

Mirëpo, këngëtarja tashmë po rikthehet dhe ka gati disa këngë.

Ajo është bashkuar me Pirro Çakon për një projekt të cilin e pati cilësuar si më të mirin ndonjëherë gjatë karrierës së saj, në një intervistë së fundmi.

Përveç këtij projekti, Xhensila do të sjellë duet edhe me Ermal Fejzullahun, dhe për këtë raportoi Prive javën e kaluar.

Artistja ka udhëtuar në Venice të Italisë për të xhiruar klipin e ri dhe me vete ka marrë edhe stilistin më të njohur të flokëve në shqiptari, Kaci Lleshin.

Nuk ka akoma datë të caktuar për publikimin e projekteve të reja mirëpo ‘ikja’ e saj jashtë dhe fillimi i xhirimeve, lënë të kuptohet së në mars do të kemi të reja nga këngëtarja./Prive.al

Artikuj të ngjashëm