Xhensila e konfirmon shtatzëninë me këtë foto

By

Pas një karvani të gjatë të raportimeve në portale e demantimeve më në fund, Xhensila Myrtezaj ka konfirmuar shtatzëninë.

Këtë e ka bërë përmes një fotografie me Besin nga pushimet në Itali.

Me barkun në fokus, këngëtarja është shprehur në imazhin e ndarë me ndjekësit: ‘Kur dy, bëhen tre’.

Kujtojmë se fëmiu do jetë fryt i dashurisë disa vjecare mes Xhensilës dhe Besit, një prej çifteve më të pëlqyera të estradës shqiptare të cilët vitin e kaluar, me 1 Shtator, dashurinë e tyre e kurorëzuan me martesë, një prej më përralloreve që kemi parë ndonjëherë. /Prive.al

When two, become three. @bes_kallaku ?

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

Artikuj të ngjashëm