Është përfolur gjërë e gjatë një marrëdhënie e tensionuar mes Rita Orës dhe Rihanna që si shkak kishte xhelozinë e të dytës ndaj yllit me origjinë nga Kosova.
Besohet se pikërisht marrëveshja e Rihannas me Jay Z ka luajtur rol të madh që Rita të mos merrte trajtimin që ka kërkuar nga kompania.
“Rihannas kurrë s’i ka pëlqyer Rita dhe e ka përdorur fuqinë e saj në Roc Nation. Kjo është arsyeja kryesore pse shefat e studios nuk kanë qenë të interesuar për të promovuar Ritën”, ka thënë një burim për “The Sun”.
“Këngët që mund të ishin për të i ishin dhënë automatikisht Rihannas, që i ka mbajtur për disa muaj para se të thoshte se nuk i do”, ka thënë më tutje ky burim.
Ndikim mund të ketë pasur edhe ish i dashuri i Ritës, Calvin Harris i cili madje e bllokoi Ritës që të performojë këngën ”I will never let you down” pas ndarjes.
Javën e kaluar u raportua se këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka ngritur padi ndaj këngëtarit të famshëm amerikan Jay Z dhe studios së tij Roc Nation për mungesë përkrahje në karrierë dhe injorim pasi që drejtuesit e label-it u fokusuan në drejtime tjera.