Vuloset gjithçka për relacionin e Norës dhe Robertit!

By

Janë komentuar jashtëzakonisht shumë muajve të fundit. Megjithëse bashkë mohuan lajmet e ndarjes, mediat sërish nuk ndaluan së spekuluari për relacionin e Norës dhe Robertit.

Por, ishte mungesa e postimeve në rrjete sociale ajo që i hodhi benzinë zjarrit për një krisje të mundshme.

Edhe ky argument ka rënë sot poshtë kur dyshja me gjasë kanë marrë rrugë drejt Gërmisë bashkë me të bijën për të shfrytëzuar kohën e mirë.

Foto nga po i njejti vend kanë postuar të dy, teksa Prive ka arritur të siguroj edhe momentin kur Nora i pëlqen foton me Renee, Robertit.

Komentet dhe pëlqimet nga ana e Norës kishin munguar tash e sa kohë në rrjete sociale dhe madje këngëtarja, nuk i kishte replikuar bashkëshortit as në urimin e ditëlindjes.

Pavarësisht fjalëve, hipotezave e thashethemeve, Nora, Roberti dhe Renee, definitivisht janë një portret familjar për t’u pasur lakmi. /PRIVE.AL

124196

Artikuj të ngjashëm