Që kur i erdhi djali në jetë, ai po e dëshmon se di të jetë baba i shkëlqyer.
Patris Bersiha, u bë baba për herë të parë pasi e dashura e tij, këngëtarja Tuna Sejdiu, lindi një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Tian.
Patrisin ende nuk e kishim parë në rolin e babait derisa Tuna publikoi një fotografi të dy djemve më të rëndësishëm në jetën e saj.
“Gjithcka që kam”, ka shkruar ajo, duke lansuar në rrjetet sociale një imazh ku Patrisi shihet duke e ushqyer Tianin me qumësht.
Babë e bir duken shumë bukur bashkë, ndërsa vërehet se Tuna ka filluar tashmë ta vesh të birin formato, ngase në mbulesën e tij shkruhet me të mëdha emri i markës së njohur botërorë Moschino! /Prive.al