Teksa po hyjmë në sezonin e vjeshtës, këngëtarja VIoleta Kajtazi është mobilizuar për të sjellë një projekt të ri.
Në sintoni me sezonin, Kajtazi do të sjellë një baladë.
Mësohet se kënga do të titullohet “Sa jam mërzitë” dhe mban vulën e Afrim Maculës në kompozim e produksion dhe të Valerina Maculës në tekst.
Violeta si zakonisht, edhe këtë herë këngën e ka shoqëruar me një videoklip.
Videoklipi është punuar me shumë kujdes nga produksioni “TikTak Video” dhe pritet që shumë shpejt të publikohet! /Prive.al