Vërtetohet shtatzënia e Mirjeta Shalës

By

Pak ditë më parë, Prive.al ju njoftoi mbi zhvillimet më të fundit në jetën e bukuroshes shqiptare, Mirjeta Shala. ish-Miss Universe Kosova.

Në heshtje dhe komplet larg vëmendjes së publikut, Shala ka tash e një kohë që ka konsoliduar një lidhje me Hekuror Nezajn me të cilin siç edhe zbuluam, tashmë pret një fëmijë.

E pak kohë pas raportimit mbi shtatzëninë, portali ka siguruar edhe fotografi të Mirjetës e cila me muaj të tërë ka evituar plotësisht postimin e fotografive të reja duke e mbajtur profilin në Instagram me imazhe nga sete profesionale fotografike të realizuara kohë më parë.

Nga çfarë shihet prej formave trupore, ish-Miss Universe Kosova duket të jetë në muajt e fundit të shtatzënisë meqenëse barku i rrumbullakosur është mëse i dukshëm.

Gjinia e foshnjes që pret bukuroshja nuk është mundur të kuptohet. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm