Vdes prezantuesi i njohur!

By

Udhëheqësi i emisionit “MythBusters” në Discovery Channel, Grant Imahara, ka vdekur në moshën 49 vjeç.

“Jemi zemërthyer që po e dëgjojmë këtë lajm pikëllues për Grant-in. Ai ishte një pjesë e rëndësishme e familjes tonë të Discovery-t dhe ishte vërtet një njeri i mrekullueshëm. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për familjen e tij”, thuhet në deklaratën zyrtare të Discovery Channel.

Ndonëse ende nuk është konfirmuar, Imahara raportohet të ketë vdekur nga aneurizmi i trurit.

Lajmin e ka pritur shumë keq edhe ish-bashkëudhëheqësi i “MythBusters, Adam Savage, i cili ka thënë se nuk ka fjalë dhe se do t’i mungojë miku i tij me të cilin ndau dy familje mediale për 22 vjet.

Artikuj të ngjashëm