Vdes këngëtari i njohur dibran (VIDEO)

By

Ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare mjeshtri i këngës dibrane, Qerim Sula.

Këngëtari i këngëve epike dhe traditës u nda nga jeta pas problemeve me zemrën.

Burime për Gazeta Shqiptare kanë bërë të ditur se Sula ishte shtruar prej një muaji në spital, por s’mundi ta mposhtë sëmundjen, raporton Ballkanweb.

Sula, i cili mban dhe titullin “Mjeshtër i Madh” ka lënë amanetin që të varroset në Zall-Dardhë, vendndlindja e tij.

 

Artikuj të ngjashëm