Vdes aktori i rolit të James Bond

By

Aktori skocez, Sir Sean Connery, ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare, thanë familjarët e tij.

Ai ishte i njohur për rolin e tij të James Bond, ishte personi i parë që solli në ekran këtë rol, transmeton Klan Kosova.

Karriera e tij e aktrimit zgjati për dekada me radhë dhe mori çmime të shumta përfshirë një Oskar, dy çmime Bafta dhe tre Golden Globes.

Filmat e tjerë të njohur të Sir Sean janë “The Hunt for Red October”, “Indiana Jones and the Last Crusade” dhe “The Rock”, shkruan BBC.

Artikuj të ngjashëm