Java që shkoi ishte tepër e ngarkuar për Dukeshën Kate, e cila filloi një turne 24-orësh në Mbretërinë e Bashkuar për të filluar një studim kombëtar mbi zhvillimin e hershëm të fëmijërisë.
Për paraqitjen e saj në Qendrën e Fëmijëve Ely dhe Caerau në Cardiff, Kate pati një gjerdan të thjeshtë ari, i cili raportohet se ka një kuptim shumë të veçantë pas tij.
Sipas Daily Mail, varësja e artë e dukeshës Kate është nga Daniella Draper që kushton afro 1,330 dollarë. Në të mund të gdhenden deri në shtatë shkronja, dhe Daily Mail raportoi se varësja e Kate përmban inicialet e tre fëmijëve të saj: Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis.
Burimi: Harper’s Bazaar