Dizenjatori i njohur Valdrin Sahiti pas një pune të gjatë ka përfunduar koleksionin e tij të parë dedikuar meshkujve.
‘VS Man’ janë të gjitha kreacione në edicione të limituara.
Prezantimi i tyre u bë sonte në një event që Valdrini ka organizuar ku të ftuar ishin personazhe të njohura të ekranit si Era Istrefi, Ulpiana Lama, Memli Krasniqi, Kaci, Sellma e shumë emra të tjerë.
Ky është i pari koleksion për meshkuj teksa ka vite që ka krijuar veshje për femra.
Shumë këngëtare të estradës janë veshur me brendin VS, teksa këtë logo do e vesh në Eurovision, Elhaida Dani.
Prive të shtunën sjell materialin e plotë se kush ishte i pranishëm në këtë event të dizenjatorit./Prive.al