Vajzë e shumë talenteve, Enca zbulon atë që mban të fshehur

By

Prej disa javësh tashmë Ermal Mamaqi që ka lajmëruar së fundmi se kanë filluar xhirimet e filmit të ri. Ai nuk ka zbuluar detaje të tjera, përveç faktit që pritet të jetë një film komedi.

Dhe aktorja e parë protagoniste e këtij filmi do jetë: Enca.

Në klipet e saj muzikore, e kemi dalluar shpesh prezencën dhe aftësitë e saj për t’u përshtatur në rol: rikujtojmë fabulën e Dua.

Faktin se ajo është aktore e mirë e ka të qartë edhe Enca dhe e ka zbuluar se do të jetë pjesë e një filmi.

Në Instagram ajo publikoi opsionin për t’i bërë pyetje ndjekësit e saj.

Cilat janë talentet e tua tjera të fshehura? – ishte pyetja nga një ndjekës, ku ajo u përgjigj – “Njërin prej tyre do e shini së shpejti në kinema.”

Roli që ajo do të ketë në këtë film, ende nuk është bërë publik, mirëpo Enca ndau dicka me ndjekësit e saj.

Një ndjekës e pyeti Encën – “Cfarë roli ke te filmi i Ermalit?” ku ajo – “Rolin që do ta luaja po ta shihja filmin nga jashtë. Është super perzonash, do ju pëlqejë shumë.” /Prive.al

Artikuj të ngjashëm