Usher ka njoftuar se koncertet e tij të ardhshme në Florida janë shtyrë pas paralajmërimeve për stuhi.
Këngëtari 45-vjeçar kishte në plan t’i mbante tre koncerte në Miami këtë fundjavë, por ato tashmë janë zhvendosur për në muajin dhjetor.
“Koncertet e mia në Miama janë riplanifikuar për në dhjetor për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në Florida. Siguria dhe mirëqenia e të gjithëve mbetet përparësia ime kryesore dhe më mirë do të festoja me ju të gjithë në një kohë kur ju të jeni të sigurt. Lutem për të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore”, tha Usher në një deklaratë, transmeton Klankosova.tv.