Urimi më i veçantë për Ledrin vjen nga xhunglat tropikale! (VIDEO)

By

Ledri Vula, pa dyshim në maje të listës së meshkujve më të pëlqyer të estradës sot feston ditëlindjen e cila është pak më e veçantë për faktin se për reperin nis një dekadë e re.

I lindur me 10 Korrik të vitit 1986, Ledri Vula sot mbush plot 30 vite jetë, shumë prej tyre në skenë të shënuara me përplot hite dhe suksese.

Me mijëra urime kanë vërshuar nga familjarë, kolegë e fansa por pa dyshim ndër më të veçantit duket të ketë qenë një i fundit nga AVD Digital.

Kompania ka vendosur ta uroj reperin me të cilin bashkëpunojnë me partneritet të shkëlqyer në kuadër të Nesër Team me një video nga xhunglat tropikale ku dy persona urojnë Ledrin duke i kënduar kolonën zanore të ‘Happy Birthday’. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm