Urimi i veçantë i Flori Mumajesit në ditëlindjen e Brunos

By

Sot feston ditëlindjen Bruno!

Artisti, i cili është pjesë e Threedots, shtëpisë më të njohur muzikore, mori një urim të veçantë nga bashkëpunëtori i tij për shumë vjet tashmë, Flori Mumajesi.

Ky i fundit hyri në Instagram për të ndarë një pjesë të shkurtër të coverit të fundit të Brunos dhe për t’i shkruar disa fjalë për të.

“GEZUAR DITELINDJEN, U RRITE TANI😂 DHE PSE PER VELLEZERIT E TU GJITHMONE DO MBETESH ME I VOGLI”, ka shkruar Mumajesi.

Nëse nuk e dini, Flori dhe Bruno ka vite që punojnë bashkë madje e quajnë njëri-tjetrin vëllezër.

Ata kanë edhe bashkëpunime si “Karma” dhe “Ja ke bo vetes”, dy projekte muzikore që arritën miliona klikime në Youtube.

Gëzuar ditëlindjen Bruno!/Prive.al

Artikuj të ngjashëm