Fansat e Game Of Thrones javën e kaluar ishin të zemëruar me produksionin për shkak se te “Battle of Ëinterfell” ata s’mund të shihnin gjë.
Epo në episodin e fundit “The Last of the Starks”, episodi i katërt me radhë i sezonit final apo sezonit të tetë, duket se fansat panë më shumë se që duhej.
Gjatë një skene ku po zhvillohej festa, ndjekësit e GOT, kanë vërejtur një gotë e cila nuk duket se i përshtatet kohës mesjetare në të cilën zhvillohet ngjarja.
Bëhet fjalë për një gotë nga kompania Starbucks.
Pavarësisht punës së madhe dhe vëmendjes tek detajet që dizajnerët e produksionit dhe ekipa e tyre bëjnë për çdo episod, duket se dikush kishte dëshirë për kafe atë ditë dhe e la gotën në tavolinën ku po qëndronte Emilia Clarke. /Prive.al