Unikkatil “pozicionohet” me Big Kik (FOTO)

By

Ditëve të fundit, në ballinat e shtypit rozë, ishte reperi Big Kik.

Kjo ndodhi për shkak të një ‘dissi’ që ai bëri për liderin e grupit OTR, Noizyt, në emisionin e Meriton Mjekiqit.

Mjaftuan vetëm pak orë për një reagim të Noizyt në Instagram, i cili dha versionin e tij rreth ‘çështjes së largimit’ të cilin Big Kik e përmend në ‘diss’.

Noizy tha se ishte Big Kik ai i cili u largua, ndryshe nga versoni i këtij të fundit i cili tha se ishte lideri i OTR ai i cili e largoi atë nga grupi.

Gjithsesi, pas sqarimit ajo që nuk pritej ishte një reagim i Unikkatilit i cili lajmërohet shumë rrallë në rrjete sociale.

Reperi i njohur shqiptar ka filluar ta ndjekë Big Kik në Instagram, duke treguar kështu pëlqimin e tij për këtë reper i cili mori mijëra shikime pas prezantimit të tij në emision./Prive.al

Artikuj të ngjashëm