Deri vonë në internet ishin gjithsejt dy – tre foto të tij ku madje as aty nuk është se vërehej qartë.
Por me kalimin e viteve dhe ‘shpërthimin’ e rrjeteve sociale, gjërat ndryshuan për figurën mistike të reperit shqiptar Unikkatil ndonëse sërish duke mbajtur një limit mes familjes dhe publikes.
E një përjashtim është bërë sot kur Viktori ka ndarë me fansat një imazh me djalin e tij Ronin i cili duket se është rritur shumë krahasuar me fotografitë paraprake që qarkullojnë.
‘Kurgjo nuk vlenë më shumë se familja’ – ka deklaruar Paloka i cili tashmë është i qasshëm edhe në Snapchat nën llogarinë Vik Paloka. /Prive.al