U raportua se u nda nga bashkëshorti, por këngëtarja e njohur shqiptare ka rimëkëmbur martesën

By

Disa muaj më parë, në mediat rozë shqiptare, u raportua se këngëtarja e famshme Eneida Tarifa, ishte ndarë nga bashkëshorti.

U përfol se Tarifa ishte ndarë nga bashkëshorti i saj Erjon Zaloshnja pas 18 vitesh martesë. Ata preferuan që mos të flisnin për këtë çështje, mirëpo detaje të ndryshme treguan qartë që çifti i kishte dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Mirëpo duket se kriza në çift është tejkaluar pasi dyshja janë parë bashkë këtë fundjavë, duke kaluar kohë me vajzën e tyre të vogël Arian.

Në fotot e siguruara nga ‘Tiranapost.al’ ata në fillim janë parë duke biseduar dhe më pas janë ulur në stolat e ndodhur aty pranë, teksa vajza e tyre Aria shihet duke luajtur me biçikletë. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm