U përfol gjithandej, Tayna zbulon ‘meshkujt e saj misteriozë’

By

Së fundmi, emri i Tayna-s u gjend në media për faktin se ajo u pa në shoqërinë e një ‘mashkulli misterioz’.

Në udhëtimin e saj në Zvicër, qarkulloi edhe një fotografi e shkrepur në një restorant më Gjenevë dhe u raportua se reperja po kalon kohë me parterin e saj.

Por e vërteta nuk mund të jetë më larg dhe ishte Tayna e cila reagoi me doza humori në lidhje me raportimet.

Reperja ka postuar një foto në Instastory ku shfaqet me Dj Dust dhe me djalin që quhet Agon Rexhaj, i cili është pjesë e ekipit.

“Kapet Tayna me dy meshkuj misterioz. Të gjithë menduan se kanë zbuluar diçka”, shkruan ajo./Prive.al

Artikuj të ngjashëm