U ngjit në skenë pa leje, Policia jep detajet e ndalimit të Shemit

By

Shemi nga grupi “Ilirët” përmes një postimi në rrjete sociale bëri të ditur se është zotuar që do këndojë këngën “Xhamadani vija-vija” përkundër se Dukagjin Lipa, organizator i festivalit ka thënë që nuk do lejohet ngjitja në skenë.

Ai është ndaluar nga Policia.

Autoritetet përmes një postimi ka shpjeguar ngjarjen.

“Gjatë zhvillimit të Festivalit Sunny Hill, i cili po mbahet në parkun e Gërmisë, më 06.08.2022 rreth orës 16:50, te bina ku përformojnë artistët, është ndaluar: Sh.K., (viti i lindjes 1955, mashkull kosovar), i cili pa autorizim kishte hipur në binë. Zyrtarë policorë që janë të angazhuar në ofrim të sigurisë gjatë zhvillimit të festivalit, kanë kërkuar që personi në fjalë të largohej nga aty. Ai nuk ka respektuar urdhrin e personit zyrtar dhe me këtë rast është shoqëruar në stacionin policor. Policia për rastin ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me udhëzim nga i njëjti, i shqiptohet fletë-paraqitje për mosrespektim të urdhrave të personit zyrtar. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në respektimin e ligjit dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike” – thuhet në njoftim.

Këngëtari, kundërshtinë e tij e ka paraqitur përmes rrjeteve sociale. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm