U kritikua për pamjen e duarve në videoklip, reagon Melisa Lleshi

By

Me 3 shtator, Melisa Lleshi lansoi këngën e saj të tretë me radhë. Kënga u publikua në Youtube e shoqëruar me videoklip.

Ndër shumë komente pozitive që ajo mori për paraqitjen e saj në videoklip dhe këngën, disa përdorues të rrjeteve sociale kritikuan duart e saj.

Në lidhje me këtë ajo ka reaguar me anë të një postimi të gjatë në llogarinë e saj në Instagram.

“Si alien, si zombie, e shifur photoshop, ça nuk thatë për këto duar”, fillon shkrimin e saj këngëtarja.

“Por pjesa me e bukur ishte qe kur shikoja profilet qe kishin shkruar keto komente ishin 3 kategori: profile fallso, profile femrash dhe profile NENASH!! Vazhdoj mos te kuptoj dhe kurre nuk do i kuptoj 2 kategorite para sepse ne momentin qe per nje X arsye nje person nuk eshte ne preferencat e mia, nuk i bej folloë madje mund edhe ti bej bllok but still who cares! Por NENAT?? Turp qe shoh komente te tilla nga nenat! Kshu do i mesoni femijet te sillen??? Kete lloj ligesie do ju mesoni te transmetoni tek te tjeret??? Ketu keqtrajtojne femra femren dhe nderkohe pretendojme qe meshkujt te trajtojne mire femrat!! Kur thuhet Stop Dhuna perfshin cdo lloj dhune jo vetëm fizike”.

“Dhuna fizike, psikologjike apo shpirterore nuk duhet te ekzistoje as nga femrat as nga meshkujt!! Nga e din ti moj NENE E DASHUR se pse me ka dalur dora mua si Zombie, nga e din ti se ndoshta kam probleme me peshen apo dicka tjeter ne lidhje me shendetin! Gjithkush nga ne po e kalon dicka dhe askush nuk eshte i detyruar te shfaqe problemet ne rrjete sociale. U MBUSH KUPA SINQERISHT DHE MUA NUK ME VJEN KEQ PER VETEN! Cfare do qe te kem do me kaloje! Mua me vjen keq per ju sepse ajo ligesi qe kane disa njerez, femra dhe meshkuj dhe sidomos nenat nuk do ju kaloje asnjehere dhe pse une jua uroj me zemer qe te jete vetem nje faze!”, përfundon shkrimin Melisa. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm