U bë baba për herë të parë, kështu e përshkruan Bim Bimma ndjenjën për Gegën

By

Vitin që e lamë pas, reperi i njohur kosovar Bim Bimma, u bë baba për herë të parë.

Nga martesa e tij, ai u bekua me ardhjen në jetë të Gegës, të cilin ai nuk e ka prezantuar me fansat e tij asnjëherë në emër të ruajtjes së privatësisë.

Por i pyetur në Nd’rrimin e Natës se si po ndjehet tani që u bë baba, ai ka thënë se ende nuk ka gjetur fjalë që ta përshkruajë saktësisht ndjenjën që ia ka dhënë djali i tij.

“Kur të gjej fjalë ta përshkruaj se si më ka bërë të ndjehem djali, do t’i publikoj një këngë. Nuk mund ta përshkruaj ende”, ka thënë reperi Burim Kursani.

Intervistën e plotë me reperin Bim Bimma me Alaudin Hamitin në Klan Kosova, mund ta gjeni në linkun më poshtë:

Artikuj të ngjashëm