Tuna uron Bajramin me fotografinë e dy djemve të saj

By

Pak ditë më parë, këngëtarja Tuna Sejdi u bë nënë për herë të dytë.

Në një zhvillim që e mbajti tërësisht larg syrit të publikut, ajo me rastin e lindjes në fakt bëri të ditur për herë të parë se familja po zgjerohet.

Tiani është tashmë vëllai i madh dhe mesa duket këtë rol po e pranon pa xhelozitë e fillimeve.

Ka qenë Tuna që ka postuar fotografi të dy djemve të saj ku Tiani puthë Zenin.

Me këtë fotografi, këngëtarja e njohur e ka uruar festën e Fitër Bajramit ./Prive.al

Artikuj të ngjashëm