Tuna po vazhdon të qëndroj në Londër

By

Këngëtarja Tuna ditë më parë ishte kryetitull i medies rozë për shkak të ndarjes me reperin Cozman.

Ishte një ndër temat më të përfolura por që çifti nuk komentoi asgjë sa i përket këtyre fjalëve.

Ndryshe nga rastet e kaluara kur e demantuan në moment, këtë herë heshtën.

Shumë medie më pas aluduan se kjo ndarje ishte bërë me qëllim për shkak të publicitetit por që sërish Tuna dhe Cozman qëndruan në heshtje.

Pas pushimeve me nënën e saj në Turqi, Tuna ishte nisur drejt Londrës ku po qëndron Cozman.

Arsyeja që Sejdi shkoi ishte kontrata dhe sfilata që mbante kompania KTZ që kishte zgjedhur çiftin Tuna, Cozman si imazh të brendit të tyre.

Edhe pas përfundimit të sfilatës, Altuna po qëndron në Londër e këtë e ka konfirmuar përmes një postimi ku tregon se ka gatin klipin me Fatman Scoop e në lokacion shfaqet kryeqyteti britanik.

A janë bashkë a po jo, zonja dhe zotëriu Fenix akoma nuk janë deklaruar asnjëri nga ta./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm