Tuna po rikthehet me bashkëpunim dhe ja me kë! (VIDEO)

By

Tuna po rikthehet!

Pas një pauze të gjatë pasi u bë nënë për së dyti, artistja po vjen në duet me një artist të ri i cili mban nofkën The Victor.

Video me sekuenca të shkurta të klipit tashmë ka dalë dhe kënga quhet ‘Kthehna’.

Nuk ka ende datë të caktuar se kur lansohet projekti, por lajmi se vjen shumë shpejt do t’iu gëzojë juve fansave të saj.

Ndryshe, Tuna po punon fort edhe në projekte të tjera muzikore për të ndezur skenat e koncerteve në trojet shqiptare, siç ka ditur të bëjë edhe në të kaluarën.

Këngëtarja poashtu numëron mega hite me miliona klikime duke mos harruar edhe albumin e saj fantasik tê publikuar pak vjet më parë.

Mezi po presim ta dëgjojmë sërish Tunën./Prive.al

Artikuj të ngjashëm