Sonte në mesin e banorëve të dikurshëm që do hyjnë për darkë ishte paraparë edhe Trixa.
Por një shaka e mbrëmjes së kaluar ka bërë që ajo të ndryshojë mendje.
Fakti se Ermal Mamaqi bëri shaka duke thënë që do ta marrë Borën në filmin e rradhës, dhe të qeshurat që pasuan, nuk i kanë pëlqyer Trixës që ka qartazi hatërmbetje.
Ermali ishte thirrur menjëherë në dhomën e rrëfimit dhe doli nga shtëpia me urdhër të produksionit por dëmi duket se vetëm që është bërë.
Donaldi nuk e ka pritur mirë kumtimin e lajmit se Trixa nuk do të hyjë brenda. /Prive.al