Tristan Thompson i deklaroi dashurinë e tij, Khloe Kardashian në ditëlindjen e saj të 37-të.
Edhe pse lojtari i NBA dhe Khloe Kardashian, u ndanë javë më parë, nuk mungoi urimi i tij për ditëlindjen e saj.
“Gëzuar ditëlindjen, faleminderit që ishe jo vetëm një partner mahnitës, mami dhe shoqja më e mirë, por gjithashtu qenia njerëzore më e mirë, e kujdesshme dhe më e dashur që kam takuar ndonjëherë”.
“Dashuria dhe shpirti yt janë ngjitëse për të gjithë ata që ju kanë takuar. Faleminderit që jeni gjithmonë aty për mua, dhe që e vendos familjen tonë në radhë të parë. Të dua shume. Kalo një ditë të mahnitshme.”, u shpreh Thoompson në Instagram.
Lidhja e tyre shumëvjeçare përfundoi, si pasojë e spekulimeve të vazhdueshme për besnikërinë e Tristan ndaj modeles. /Prive.al
View this post on Instagram