Tre të lënduar nga fishekzjarret në koncertin e Dua Lipës në Torino

By

Policia në Toronto të Italisë ka treguar se tre persona janë lënduar  në koncertin e Dua Lipës, si pasojë e disa fishekzjarrëve që u lëshuan në arenën ku mbahej eventi.

Të lënduarit kishin marrë trajtim mjekësor nga mjekët që ishin aty, më pas u tha se asnjëri prej tyre nuk kishte nevojë për trajtim më të tutjeshëm.

Policia kishte deklaruar se deri tani nuk kanë asnjë informacion me të detajuar për ndonjë të dyshuar, dhe se ata janë duke punuar në këtë aspekt.

Adhurues të këngëtares kishin publikuar video në të cilat shihen fishekzjarret derisa lëshohen, shkruan CBC News, transmeton KlanKosova.tv.

Artikuj të ngjashëm