Trazohet rrjeti: Loredana dhe Mozzik sërish bashkë?

By

Kur të gjithë menduan se Mozzik dhe Loredana bashkë më nuk do të përmenden asnjëherë, zhvillime të papritura dhe konfuzuese po pikasen nga fansat.

Pasi zgjodhi problemin me çiftin zviceran, Loredana në rrjete u përfol për faktin se në TikTok aktualisht e ndjekë Mozzik.

E sikur kjo të mos mjaftonte, një tjetër ngjarje ka pushtuar rrjetin.

Mes fansave të Mozzik dhe Loredanës po qarkullon një video ku dy protagonistët shihen bashkë më një qendër tregtare.

Video nuk dihet se kur është bërë mirëpo një gjë është e sigurt – ajo i përket kohës së pandemisë sepse të dy artistët janë me maska.

Mozzik dhe Lori edhe pasi i ndanë rrugët dhanë një shembull të mirë të raporteve kur në mes është një fëmijë. Reperi përkundër vështirësive shkaku i pandemisë, shpesh ka shkuar në Zvicër për të qenë pranë vajzës.

Të jetë ky një tjetër rast i tillë apo ka ndodhur diçka më shumë? Kjo mbetet të kuptohet me kohën. Fansat por edhe ne, jemi gjithë sy e veshë! /prive.al

Artikuj të ngjashëm