Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka nisur sonte aventurën në ‘Your Face Sounds Familiar 2’ duke sfiduar shumë veten e saj.
Ajo ka pasur për detyrë të sjell veten në rolin e Britney Spears tek ‘Give me more’.
Zhveshja pak e tepërt e Britneyt e ka sikletosur këngëtaren e cila nuk është mësuar të shfaqet në skenë në një formë të tillë.
‘Ndihem më në siklet se kurrë më parë. Nuk kam dalë me pjesën e barkut të ekspozuar’ – deklaroi Beatrix.
Performanca e këngëtares u vlerësua mjaftueshëm nga Albëria, Arjani e Olta Gixharri si anëtarë të jurisë. /Prive.al