Top Channel sfidon Rudina Magjistarin më hapur se kurrë!

By

Lajmet për sezonin e ri televiziv nuk kanë të ndalur.

Ditën e sotme u raportua që Kimikati largohet pas dy sezonesh nga Portokalli, Anjeza Maja zhvendoset nga Top Channel në Klan dhe Nevina Shtylla, ndonëse sërish në Klan, nuk do e prezantojë emisionin të cilin e pati sezonin e kaluar.

E duket se Top Channel do tentojë ta rivalizojë Rudinën në Klan, më haptazi se asnjëherë tjetër.

Në sezonin e ri Prive.al merr vesh që Pasditja nën moderimin e Bieta Sulos do spostohet në ora 17:00, fiks në orarin kur nis Rudina Magjistari programin e saj, i cili deri tani mbaronte në 18:10, kur niste ai i Topit.

Fashën e orarit të Pasdites në Top Channel e ka zënë Eno Popi me game-show ‘Dilema’, i cili do transmetohet nga e Hëna në të Premte me fillim nga ora 18:20.

Ky format është parë për vite të tëra në Klan nën emrin ‘Kutia e fundit’ dhe tashmë duket se do të vijë në Top Channel i rifreskuar dhe sigurisht me koncept pak më ndryshe.

Interesante do jetë për t’u parë se sa do t’ia dalë Bieta Sulo me Pasditen e saj në një përballje të drejtpërdrejtë me Rudinën, e cila supozohet si e pakonkurencë në formatin e programit që bën. Nga Shtatori e tutje, surprizat nuk do të mungojnë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm