Top 10 intervistat “60 sekonda” më të klikuara të Prive

By

Intervista më e shkurtër e emisionit “Prive”, “60-të sekondëshi” shpesh ka ditur të jetë ndër intervistat më pikante e që ka prodhuar shumë lajme interesante.

Gjatë sezoneve të kaluara, plot fytyra të reja të artit shqiptar, iu bashkuan serisë së pafundme të intervistave të tilla që Prive ka prodhuar ndër vite.

E sot Prive ju sjell top 10 intervistat më të klikuara ndër vite.

  1. Dhurata Dora

Kjo intervistë ju kthen Dhuratën e vitit 2015 me hitin e saj ‘A bombi’ që njëkohësisht e cilëson si këngën e saj të preferuar. Vetëm ta dinte Dhurata që e ardhmja fshihte hite tejet më të mëdha.

  1. Floriani

Ndonëse Floriani është rritur dhe po vazhdon rrugën e tij si artist i pavarur, ne gjithnjë do ta kujtojmë atë me ‘Ngjyra e kuqe’. I ftuar në Prive në vitin 2014 ai është artisti më i ri që i është përgjigjur kësaj interviste.

  1. Xhensila Myrtezaj

Ende një vajzë e pamartuar, në vitin 2014 Xhensila u përgjigj pyetjeve pikante të Prive. Shumë ndryshime të bukura në jetën e saj, por a e ka sot ajo veturën e ëndrrave?

  1. Nora Istrefi

Kjo nuk është intervista e saj e parë për Prive, por është intervista e saj më e klikuara. Nora rikthehet përsëri në intervistën më pikante pas katër vitesh në vitin 2015 me një ndryshim në pamje.

  1. Era Istrefi

Fenomeni Era Istrefi, personazhi i vitit 2016 shpallur nga Prive vjen në intervistën e parë provokative 60 sekondëshe në vitin 2017. Në këtë intervistë ajo po ashtu pohon që do të ketë shumë bashkëpunime ndërkombëtare.

  1. Marina Vjollca

Për herë të parë në Prive, Marina Vjollca erdhi në vitin 2013 kur ishte vetëm 23 vjeçare.

  1. Kida

Në këtë intervistë Kida vie vetëm pas disa ditësh pasi kishte publikuar bashkëpunimin e saj më Kreshën ‘Rikthejm na’ në vitin 2014. Po ju po ndiheni papritur të vjetër?

  1. Noizy

Që në vitin 2013 Noizy kishte zbuluar arsyen pse ai nuk rrit kurrë flokët. I ftuar në intervistën më të shkurtër të Prive, ai i përgjigjet pyetjeve më pikante.

  1. Luana Vjollca

Për herë të parë për intervistën më të shkurtër të Prive, Luana Vjollca vie në vitin 2013. Me një gotë verë në dorë ajo duket qartë që po kënaqet shumë teksa u përgjigjet pyetjve pikante.

  1. Donjeta Kosumi – Kallashi

E kush tjetër pos personazhit më kontrovers që të thyente rekorde shikueshmërie teksa i përgjigjet pyetjeve në 60-sekondëshin e Prive. Pa thënë më shumë ndiqni videon e mëposhtme. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm