Tjetër suprizë për fansat nga “Rebelde”

By

“Rebelde” ka surprizuar fansat me rikthimin e tyre duke publikuar gjithë muzikën që kanë
prodhuar gjatë viteve kur luanin për serialin e famshëm “Rebelët”.

Tashmë këngët e tyre i gjeni në “Spotify” me të cilat kanë thyer rekord në platformën më të
dëgjuar muzikore sapo e kanë publikuar.

Por nuk ka mbaruar me kaq pasi një nga pjesëtarët e grupit, Christian Chavez ka zbuluar se në
tetor ata do të sjellin një tjetër surprizë. Artisti tregoi se fansat i pret një “surprizë e madhe”, por
nuk ka thënë më shumë. Kështu na mbetet të presim se çfarë do të sjellin “Rebelde” për publikun
së shpejti e që me siguri sërish do të thyejnë rekorde të tjera.

Artikuj të ngjashëm