Thumbon Bleona: “Kolegët e mi janë fals, më quanin jo të famshme për shkak të Instagramit

By

Jo gjithnjë gjërat janë ashtu siç duket. Në këtë rast edhe numri në një llogari Instagrami, që tregon numrin e ndjekësve nuk është dhe aq reliabil!

A keni menduar ndonjëherë se sa prej ndjekësve tuaj në mediat sociale janë false? Kjo është njohuri e zakonshme që ata ekzistojnë, por përqindja e ndjekësve të rremë – veçanërisht për llogaritë më të mëdha të famshmëve – është paksa shokuese!

ICMP së fundmi ndau raportin e tij të fundit duke theksuar sasinë e ndjekësve të rremë në llogaritë e të famshmëve.

Të famshmit me instagram fals i gjeni këtu!

 A kanë ndjekës fals të famshmit në Instagram? Këto përqindje do ju lënë gojëhapur

Dhe me të lexuar këtë artikull, Bleona Qereti, pati disa thumbime për të bërë karshi kolegëve të saj shqiptarë.

Këngëtarja e cila ka 562 mijë ndjekës në Instagram, deklaron se ka marrë opinione nga kolegët artistë se nuk është mjaftueshëm e famshme, ngaqë numri i ndjekësve në këtë rrjet social që ka Bleona, nuk është edhe aq i madh.

Ndërsa Qereti, referuar artikullit, deklaron se ndjekësit e saj janë të vërtetë duke i quajtur “bio”, ndërsa thotë se kolegët artistë janë fals dhe kanë sjellje falso me të!

Artikuj të ngjashëm