Theu rregullat me Mozzik, një dënim e pret Donaldin nga produksioni

By

Përgjatë më shumë se 100 ditëve të qendrimit në shtëpi kanë ardhur Adriana Matoshi për Arjolën, Klajdi dhe Bruno për Fifin, Elgit Doda për Donaldin, Sabiani për Ilirin, Argjira dhe Fjoralba për Einxhel, Olta Dako për Monikën, Vllaznia për Meridianin etj.

Por pavarësisht këtyre suprizave të dedikuara nga “Big Brother” për kënaqësinë dhe argëtimin e banorëve “Vëllai i Madh” ka sjellë edhe një sërë artistësh të tjerë të cilët kanë respektuar formatin dhe rregullat duke dhuruar vetëm argëtim për ta.

Mbrëmë ka qene i ftuar për të gjithë banorët Mozzik, por me mbështetjen personale që ai i dha njërit prej konkurentëve, 3 jave përpara finales, u tregua mos respekt ndaj konkurentëve të tjerë.

Thyerja e rregullores ka vijuar edhe nga ana e Donaldit teksa ftoi në ambientet e brendshme të shtëpisë së “Big Brother” artistin pa marre leje tek “Vëllai i Madh”.

Nëpërmjet një zarfi të zi, “Vëllai i Madh” ka vendosur të ndëshkojë Donaldin, dënim të cilin ai do ta zbulojë spektaklin e ardhshëm.

 

 

Artikuj të ngjashëm