The Weeknd u detyrua të përfundonte koncertin e tij në stadiumin SoFi në Los Angeles pasi humbi zërin e tij – vetëm pasi këndoi tri këngë në shfaqjen e tij.
Katër herë fituesi i Grammy-t ndaloi së kënduari në mes të këngës së tij hit “Can’t Feel My Face” dhe doli nga skena.
The Weeknd, më pas doli në skenë ndërsa një këngë tjetër filloi dhe ndaloi shfaqjen, duke u thënë fansave se humbi zërin dhe nuk mund ta përfundonte performancën.
Tifozët e zhgënjyer mbushën stadiumin me rreth 70,000 vende me talljet e tyre.
“Do t’i ktheni paratë tuaja,” siguroi ai audiencën e zhgënjyer. “Por unë do të bëj një shfaqje të vërtetë së shpejti për ju djema.”
Para se të largohej nga skena, këngëtari ka marrë një moment tjetër për të ngushëlluar turmën.
“Ju e dini se sa shumë më vret kjo tani. Më vjen keq. Ju dua shumë.” Ai tha përpara se të bënte daljen e tij përfundimtare në një shpërthim brohoritjesh.
Këngëtari i hitit “The Hills” më pas shkroi në mediat sociale për të dyfishuar faljen e tij për daljen kaq herët nga spektakli.
“Zëri më doli gjatë këngës së parë dhe jam i dëshpëruar. Ndjeva që shkoi dhe zemra më ra. I kërkoj ndjesë më të thellë fansave të mi këtu. Të premtoj se do të të kompensoj me një datë të re.” Këngëtari ka postuar në Twitter.