Teze Ema publikon fotografinë e parë me nipin e saj!

By

Aktorja e njohur, Ema Uka, e cila për publikun e gjerë u bë e njohur me rolin e Lyrës në serialin ‘O sa mirë’ ka kohë që është shkëputur si nga seriali në fjalë gjithashtu edhe nga Kosova.

Ajo po vazhdon të jetojë në Holandë tash e një kohë, vend në të cilin javë më parë ajo mori edhe nënshtetësinë.

Sidoqoftë me të gjitha këto ndryshime në jetën e saj ajo ka fituar edhe një epitet të ri atë të qenurit ‘TEZE’.

Motra e saj, Donika ditë më parë solli në jetë fëmijën e parë, gjinia e të cilit është djalë.

E me të ‘rehatuar’ e motra e saj në shtëpi Ema ka shfrytëzuar rastin që ta marrë në duar për herë të parë nipin moment të cilin e pasqyroi edhe përmes kësaj fotografie. /Prive.al/

 

 

Artikuj të ngjashëm