Aktorja amerikane Teyana Taylor ka reaguar për thashethemet rreth jetës së saj intime, teksa së fundmi u aludua për një romancë mes saj dhe aktorit e producentit, Leonardo
DiCaprio.Por, e vërteta vijon të qëndrojë ndryshe sipas Taylor.
Nëse nuk e dini, Teyana dhe aktori fitues i çmimit ‘Oscar’ janë duke punuar në një film të ri me regji të Paul Thomas Anderson.
Në një intervistë të re, Teyana i është përgjigjur një videoje të para disa javëve të saj dhe Leos, që shërbeu si nxitje për spekulime të një lidhjeje mes tyre.
“Leo fliste për filmin”, tha Teyana për E News.
Gjithsesi, Teyana ishte e martuar më parë me Iman Shumpert me të cilin ka vajzat Junie dhe Rue.