Teuta dhe Tara kënaqen me Luin në kryeqytet

By

Tash e disa kohë, një anëtar i ri është shtuar tek Teuta Krasniqi dhe vajza e saj Tara.

Bëhet fjalë për qenin Lui, i cili i erdhi dyshes si dhuratë. E tashmë kur ditët në Prishtinë janë me mot të ngrohtë dhe temperatura mbi normalen, shëtitjet me qenin janë të pa evitueshme.

Në disa foto të postuara nga Teuta, nënë dhe bijë shihen në qendër të kryeqytetit shumë të lumtura.

Kujtojmë se në planin profesional, aktorja po ka shumë sukses me shfaqjet në teatër teksa të shtunën që lamë pas nisi edhe aventurën e re televizive me emisionin ‘Mes nesh’. /Prive.al/

teutatara

Artikuj të ngjashëm