Telashe për Noizyn! Sekuestrime e arrestime

By

Mbrëmja e kaluar lirisht mund të themi se nuk ishte më e mira e mundshme për reperin nga Shqipëria, Noizy.

Artisti hasi në probleme me policinë menjëherë pasi doli nga një klub në Durrës. Ai u pa teksa po ngiste makinën e tij mirëpo duke mos i’u bindur urdhrave të tyre ai u largua duke u kapur kështu menjëherë pas disa orësh.

Makina e reperit tip Mercedes Benz u sekuestrua nga policia e shkak i kësaj ngjarje ishte se artisti po voziste pa patent shofer dhe se kishte ende disa gjoba të pa paguara.

Lajmin e bënë të ditur disa media informative nga Shqipëria teksa Prive.al mëson se reperi tashmë është liruar dhe se do të jetë i gatshëm për performancën e parashikuar për mbrëmjen e sontme. /Prive.al/

 

 

Artikuj të ngjashëm