Një nga çiftet më të famshëm në botë është ai i formuar nga Victoria dhe David Beckham, çifti janë bashkë që nga viti 1999, por së fundmi fansat e çiftit janë të shqetësuar për një tatuazh.
Viktoria ka postuar në Instagram një histori ku bën një rishikim të një grimi, këngëtarja ka lyer krahun e djathtë dhe shihet se i ishte fshirë tatuazhi me inicialet e bashkëshortit, menjëherë u hodhën spekulime për lidhjen.
Tatuazhi është bërë për dhjetëvjetorin e lidhjes, përveç inicialeve kishte edhe frazën: “së bashku përgjithmonë, përjetësisht”.
Victoria dhe David në mosmarrëveshje?
Pak ditë më parë kur mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë, çifti u pa bashkë gjatë funeralit, plus ata u panë së bashku të kapur për dore në një event publik.
Edhe pse askush nuk e di me siguri se si po shkon lidhja, shumë spekulojnë pse Victoria do të kishte vendosur të fshinte tatuazhin.
Davic dhe Victoria kanë katër fëmijë: Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper. Çifti u takua në 1997 dhe u martuan në 1999, dasma ishte një nga më mediatiket në Britaninë e Madhe. /Prive.al