Siç e kemi kuptuar përmes rrjeteve sociale, Ermali dhe Ariana janë tash e disa ditë në një pushim përrallor në Maldive, bashkë me djalin Artin dhe vajzën Ana.
Në ishujt e Maldiveve, ata janë bërë bashkë edhe me Ledrin dhe Sarën që kanë zgjedhur po të njejtin destinacion.
Por është një gjë që tërheq vëmendjen në fotot e postuara – linjat e Arianës.
Vetëm katër muaj pasi solli në jetë vajzën e tretë, Ariana mahnit të gjithë me linjat të cilat ka arritur t’i kthejë për një kohë tejet të shkurtër duke ngritur një pyetje të vetme – si ia doli?
Nuk dihet nëse është çështje gjeni, regjim i ngjeshur apo kombinim i të dyjave mirëpo Ariana meriton çdo lavdatë për vullnetin, energjinë dhe mbi të gjitha, transformimin. /Prive.al