Tea dhe Bearti një çift – reagon përplot ironi opinionistja e “Për’puthen”

By

Gjatë ditës së djeshme, kryefjala e shtypit rozë ishte lidhja e Teas dhe Beart, të dy tani ish-konkurrentë të “Per’puthen”.

Pas konfirmimit të lidhjes së tyre reagoi edhe opinionistja e “Për’puthen Prime”, Fatma Haxhialiu me një sërë postimesh ironizuese në llogarinë e saj në Instagram.

“Del ‘skandali’ i Teas, ti mendon se fansat e zhgenjyer do e bejne unfollow. Nderkohe Tea do shkoje 1 mil. ndjekes per 2 dite. Ec e merre vesh kete popull”, shkruan ajo.

“Nejse morali eshte: Mjaft bete idhull ca shikoni Tv dhe ate kohe e dashuri jepjani atyre qe ju kane bere koken, se me para jepni jeten per Tean, Bean, Lean se per njerezit e shpise”, shtoi ajo.

Fatma nuk i ka kursyer ironitë “Perpara se t’i rikthehemi normalitetit cfare do behet me adresat e fansave te tipit: teaAndi? Do fshihen apo do konvertohen TeaBearti”.

Krejt në fund, ajo ironizoi për “Giveaway” që i bënë Tea dhe Andi si çift, duke pyetur se çfarë do bëhet me ta. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm